Тakim me zëvendësministrin e Bujqësisë, z. Albrim Hoxha
Sot në ndërmarrjen për ekonomizim me kullotat shtetërore u realizua një takim me zëvendësministrin e Bujqësisë, z. Albrim Hoxha.
Kjo vizitë shënon herën e parë që një përfaqësues i qeverisë viziton ndërmarrjen tonë që nga themelimi i saj. Gjatë takimit u diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballet ndërmarrja në menaxhimin e kullotave shtetërore, si dhe angazhimi për përmirësimin e shërbimeve ndaj blegtorëve.
Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe vazhdimin e përpjekjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit blegtoral.


